Arbëri

Nexhat Krasniqit i revokohet certifikata profesionale e prokurimit publik

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka marrë vendim ta aprovojë kërkesën e Organit Shqyrtues për Prokurimit Publik (OSHP), për marrjen e masave ndaj Nexhat Krasniqit, ish-udhëheqës i Zyrës së Prokurimit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në një vendim të siguruar nga KOHA, Komisioni shkroi se Krasniqit i është shqiptuar masa e revokimit të certifikatës profesionale të prokurimit publik.

“Aprovohet kërkesa e Organit për Prokurim Publik për marrjen e masave për zyrtarin përgjegjës të Prokurorimit në Autoritetin Kontraktues Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi. Shqiptohet masa - revokim i certifikatës profesionale të prokurimit publik...për Nexhat Krasniqin, zyrtar përgjegjës i prokurimit gjatë realizimit të aktivitetit të prokurimit”, thuhet në vendim

OSHP-ja kishte parashtruar kërkesë me arsyetimin se zyrtari përgjegjës i prokurimit ka bërë shkelje të dispozitave...për arsye se me rastin e menaxhimti të aktivitetit të prokurimit përkatësisht ka dëshmuar mungesë të theksuar të profesionalizmit në fushën e prokurimit publik.

Institucioni që monitoron zbatimin e rregullave të prokurimit publik kishte identifikuar parregullsi në aktivitete shumëmilionëshe të prokurimit që i ka realizuar Zyra e Prokurimit e udhëhequr nga Krasniqi.

Krasniqi është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.

https://www.koha.net/arberi/401781/nexhat-krasniqi-su-largua-edhe-pasi-krpp-ja-alarmoi-per-shkelje-ne-tenderet-mbi-70-milionesh/