Arbëri

Nesër varroset gruaja shtatzënë që u vra në oborrin e Gjinekologjisë

Gruaja shtatzënë që u vra dje në Prishtinë do të varroset të premten.

Kështu u bë e ditur nga familjarët e viktimës për KosovaPress, sipas të cilëve viktima do të varroset në orën 13:00.

Sot u dërguan rrobat e viktimës në shtëpinë e saj, në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.

Të mërkurën rreth orës 18:00, i dyshuari Sokol Halili shtiu tre herë me armë në drejtim të viktimës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, me të cilën ishte në proces të ndarjes. 

Rasti tragjik zgjoi reagime të shumta në opinion.