Nesër,17 prill, në Prishtinë do të fillojë procesi i deratizimit pranveror (eleminimit të brejtësve) i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazhave publike nëpër lagjet e Prishtinës.
Në një njoftim nga komuna e Prishtinës, thuhet se ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.
Komuna ka lutur qytetarët që të hapin dyert e podrumeve dhe garazheve që të sigurohet qasja e lehtë n këto hapësira, derisa është zotuar se monitorimi i procesit do të jetë i vazhdueshëm.
Orari i deratizimit nëpër lagje:
Lakrishte dhe Dardani / 17 – 22 prill
Ulpiana / 23 – 25 prill
Kodra e Diellit, Aktashi / 26 – 29 prill
Qendra e Qytetit me garazha / 30 prill – 2 maj
Vellusha , Blloku I I-rë, dhe i II-të / 03 maj
Tophane, Ndërtesat te Fusha e Pajtimit / 04 maj
Trajtim plotësues sipas nevojës / 06 maj