Nesër fillon procesi i eliminimit të brejtësve apo deratizimit vjeshtor i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike nëpër lagjet e Prishtinës.
Ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.
Komuna e Prishtinës thotë se bashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është shumë i rëndësishëm, prandaj ata lusin qytetarët që t’i përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses.
Kërkohet nga qytetarët që t’i hapin dyert e podrumeve dhe garazheve në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm.
Orari i deratizimit të garazheve nëpër lagje:
Lakërishte dhe Dardani - 15 -19.10.2019
Ulpiana - 21 - 23.10.2019
Kodra e Diellit, Aktashi - 24 - 26.10.2019
Qendra e Qytetit - 28 - 29.10.2019
Vellusha , Blloku i I dhe i II - 30.10.2019
Tophane, ndërtesat te Fusha e Pajtimit - 31.10.2019
Trajtim plotësues - 01.11.2019
Orari i deratizimit të rrjetit të kanalizimit nëpër lagje:
Sofali - 15.10.2019
Taslixhe - 16.10.2019
Velani - 17.10.2019
Kodra e Diellit (Zona Lindore) - 18.10.2019
Kodra e Diellit (Zona Qendrore) - 19.10.2019
Kodra e Diellit (Zona Perëndimore) & Aktashi - 21.10.2019
Lagjja e Spitalit / 22.10.2019
Rruga për Gërmi dhe Rr. Gazmend Zajmi (ish-Dubrovniku) - 23.10.2019
Rr. “Haxhi Zeka” (ish-Proleterit) dhe rruga për Gërmi - 24.10.2019
Zona në mes rrugës Haxhi Zeka (ish-Proleterit ) dhe Rr.Bajram Bahtiri - 25.10.2019
Kodra e Trimave ana e djathtë e rrugës Vëllezërit Fazliu - 26.10.2019
Kodra e Trimave nga ana e majtë e rrugës Vëllezërit Fazliu - 28.10.2019
Tophane dhe Arbëria - 29.10.2019
Ulpiana dhe Emshiri - 30.10.2019
Dardania dhe Lakrishtja - 31.10.2019
Qendra e qytetit - 01.11.2019