Nga e shtuna e nesërme, 04.08.2018, fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës . Në rast të reshjeve të shiut , puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim kur kushtet atmosferike janë të favorshme, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Edhe këtë herë do të dezinsektohet sipërfaqja prej 6200 hektarë , përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve .
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të më poshtme nëpër lagje e caktuara.
04.08.2018: Parku i Qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellushe (blloqet –shtëpia e pleqve), Tophane
05.08.2018: Dardania, Lakrishte, Arberia, Shkabaj, Ulpiana, Zona industriale, Kazerma “Adem Jashari”.
06.08.2018: Prishtina e Re (Veternik, Qëndresa, Lagja Nic), Kodra e Trimave dhe Vneshtat,
07.08.2018: Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabria, Kolovice dhe Kolovicë e Re
08.08.2018: Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbashqe,
09.08.2018: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e Eperme dhe Bernice e Poshtme, Besi, Bardhosh, Teneshdoll e Vranidoll .
Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura që mos të futen insektet brenda dhe kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.