Është nënshkruar draftkontrata nga kreu i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe drejtori i konsorciumit fitues italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”, Franc Furlani, për ndërtimin e qendrës turistike “Borea”,të hënën, në zyrën kryetarit, jashtë syve të medias.
“Borea po bëhet”, shkruan sot “Koha Ditore”. Projekti më i madh zhvillimor në historinë e Pejës, projekti që do ta bëjmë së bashku e që do ta trashëgojnë qytetarët e Pejës ndër dekada e shekuj. Me këtë rast, ju uroj për ditën e madhe të Komunës sonë...”, thuhet ndër të tjera në postimin e Muhaxherit në faqen e tij në rrjetin social, pas nënshkrimit të kësaj draftkontrate.
Shefi i kabinetit të kryetarit, Durim Sheremeti, i ka thënë KD-së se draftkontrata e nënshkruar, do të procedohet në Komisionin ndërministror për partneritet publiko- privat. Ky komision e miraton apo e refuzon draftkontratën e nënshkruar. “Brenda pesë ditësh ai komision duhet të kthejë përgjigjen që na ta bëjmë edhe nënshkrimin e kontratës finale”, thotë Sheremeti.
Pasi të kthehet përgjigjja nga ky komision, Komuna dhe operatori mund të negociojnë për çështjet nëse ka mbetur ndonjë e pasqaruar, para se të nënshkruhet kontrata finale. Mirëpo, sipas Shermetit, nuk ka çka të negociohet më... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.