Arbëri

Nënshkruhen marrëveshjet për efiçiencë të energjisë në ndërtesat publike në Prishtinë

Janë nënshkruar marrëveshjet lidhur me projektin për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Komuna e Prishtinës.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë Sergiy Maslichenko si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.