Arbëri

Neglizhenca ndaj “damarit jetik” të Kosovës, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

“Ujmani, damari jetik” është kryetitulli i së dielës në Koha Ditore.

Shkrimi kryesor flet për rëndësinë e liqenit më të madh artificial, rëndësinë strategjike, neglizhencën që i kanë bërë institucionet nga paslufta, betejën për të, propagandën serbe dhe pasojat nëse Ujmani do të falej apo mbetej nën kontrolli e Serbisë.

“Neglizhenca që mund të na lërë pa Ujmanin”, është komenti i Valbona Mehmetit për temën e së dielës.

Në intervistë me ish-zyrtarin e lartë në ish-Organin Krahinor për Hidroekonomi, Avdi Gjonbalaj tregon se pse Serbia nuk e ka asnjë të drejtë mbi Ujmanin.

Reportazhi i së dielës flet për rëndësinë e këtij aseti edhe bujqësinë që varet nga hidrosistemi Ibër-Lepenc.

“Kundërmimi i vdekjes” dhe “Të shëndosha, por krenare” janë dy prej shkrimeve nga faqet e botës.

Në shtatë shkronjat e saj, Puntorie Muça-Ziba, flet për internetin si pushtues te qenies.

Fejtoni i njëzetekatërt nga Biblioteka e Kongresit amerikan flet për sundimin osman dhe ndikimin te shqipja.

Fotoreporazhi i së dielës sjell Ujmanin, Batllavën e Badovcin.

Nga Vitia, Kosovarçe sjell rrëfimin e gruas së ringjallur falë dhive.

“Regjisori i rrëfimit me dy fytyrat e Zvicrës dhe Shqiptarët në mes” dhe “Violinistja me rrënjë shqiptare – prej Eminemit deri te neuroshkenca” janë shkrimet që zënë faqet e kulturës.

Nga lagjja e dikurshme e bejlerëve dhe agallarëve të Prizrenit, në “monument” vjen historia e shtëpisë së Zija Begut.

“Me shpejtësinë në fushë, Kastrati po ecën shpejt edhe në karrierë” dhe “Davis shpreson që ngulitjet në Kosovë ta çojnë në NBA” janë dy nga shumë shkrimet interesante nga sporti.

Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.