Arbëri

Në Vitomericë nis ndërtimi i qendrës së inovacionit

Në fshatin shumetnik të Pejës, në Vitomericë, të hënën, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, kanë përuruar zyrtarisht punimet në ndërtimin e qendrës së inovacionit dhe rinisë, të bashkëfinancuar nga Komuna e Pejës dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Në një ceremoni rasti të përurimit të këtij projekti, Gazmend Muhaxheri, së pari ka falënderuar Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për financimin e këtij projekti, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kjo është një qendër e inovacionit dhe zhvillimit për ndërmarrësi. Është objekt prej 1 mijë e 100 metra katrorë dhe do t’u shërbejë për aktivitete të ndryshme rinisë së këtij fshati dhe fshatrave të tjera përreth”, tha kreu i Pejës

Demiri tregoi se për këtë projekt në vlerë mbi 220 mijë euro Ministria që ai drejton ka ndarë 125 mijë euro, derisa Komuna e Pejës, siç tha Muhaxheri, ka ndarë 95 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)