Arbëri

Në Spitalin e Ferizajt 110 shtretër për rastet me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot spitalin e Ferizajt ku është informuar nga stafi për kapacitetet e spitalit lidhur me trajtimin e koronavirusit.

“110 shtretër është kapaciteti i këtij spitali”, ka bërë të ditur drejtori i spitalit, Jeton Zeqiri, duke folur edhe për zgjerimin e hapësirave të këtij spitali.

“Ne nuk kemi mjekim intensiv qendror andaj në emergjencë e kemi bërë improvizimin dhe kyqjen me oksigjen”, tha Zeqiri.

Zemaj nuk ka mundur të jap përgjigje të saktë nëse do të lejojë që Serbia të hap laboratorë për testim për COVID-19 në Veri. Zemaj ka thënë se kjo pyetje duhet t’i bëhet kryeministrit.

Ai po ashtu ka thënë se Spitali i Ferizajit ka nevojë për staf shtesë shëndetësorë dhe se MSH-ja do ta ndihmojë sa i përket stafit. Po ashtu të enjten MSH i ka dhuruar këtij spitali maska, pajisje tjera mbrojtëse, një autoambulancë e dy respiratorë.