Qytetarë të profesioneve të ndryshme kanë protestuar para Kryeministrisë në Shqipëri për 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Ata kanë kërkuar rritje të pagave, kushte më të mira pune dhe zbatim të ligjeve.
Me pankartë në duar “Dinjitet për punëtorët”, të pranishmit në protestë ishin punëtorë të sektorëve të ndryshëm, përfaqësues të grupeve të ndryshme dhe organizatave në mbrojtje të punëtorëve.
Më herët, Konfederata e sindikatave të Shqipërisë doli në protestë kundër largimit të të rinjve nga Shqipëria. Me pankarta në duar dhe me valixhe si simboli i largimit, protestuesit kanë marshuar drejt Rinasit, vendi nga ku shumë të rinj largohen për të siguruar jetesën e tyre jashtë Shqipërisë.