Arbëri

Në shkurt nis IVF-ja në QKUK

Spital - QKUK

Spital - QKUK (Foto-Ilustrim)

Foto: Driton Paçarada

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se po realizohet projekti i Frytnimit të Asistuar Mjekësor (IVF) sipas planit, por që është i ndarë në disa faza. 

Në një njoftim në Facebook të SHSKUK-së thuhet se ka pasur interesim të madh dhe se deri tash rreth 300 çifte i kanë kryer konsultimet, e se në shkurt pritet të fillohet me trajtimin e rasteve të para. 

“Për shkak të interesimit të madh, fillimisht bëhet përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer rreth 300 çifte. Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet para, dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF”, thuhet në njoftim.

Në nëntor ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pati njoftuar se do të niste ofrimi i shërbimit të IVF-it në QKUK – kjo duke zbatuar Udhëzimin Administrativ të ish-ministrit Ferid Agani, der në miratimin e ligjit të ri të propozuar nga Qeveria.