Katër paralele në 3 shkolla të Komunës së Rahovecit kanë kaluar në mësim online, sipas skenarit C, ka njoftuar drejtori i Drejtorisë Komunale t ë Arsimit në këtë komunë, Avni Morina.
Sipas të dhënave të drejtorit Morina, në shkollat e Rahovecit aktualisht janë evidencuar 32 nxënës të infektuar me COVID-19 dhe 3 mësimdhënës.
Drejtori Morina ka thënë se ndihet i shqetësuar me situatën në shkollat e komunës, por ka shtuar se shkollat do të duhej të ishin të fundit që do të mbylleshin pavarësisht situatës.
"Mësimi online do të duhej parë si zgjidhje e fundit", është shprehur ai.