Në kryeqytet ka nisur grumbullimi i mbeturinave të vëllimshme, që deri tash janë trajtuar si “detyrë e atyre që i krijojnë”.
Kompania “Pastrimi” kishte paralajmëruar aksionin pranveror për grumbullimin dhe largimin e tyre.
Iliriana Demaj, menaxhere nga kompania “Pastrimi”, tha se sot do të fillojë aksioni pranveror për grumbullimin e mbeturinave.
“Sot do të fillojë aksioni dhe do të vazhdojë për disa ditë. Kemi mjete dhe punëtorë të mjaftueshëm”, i tha ajo sot televizionit publik.
Sipas saj qytetarët mund të hedhin mbeturinat e vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali, dollapë druri ose metali, tavolina druri ose metali, karrige druri ose metali, pajisje të kuzhinës, gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.
“Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në 5 zona të ndryshme të qytetit: më 9 prill e hëne në lagjet Mati 1, Matiçan, Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Aktash, Muhaxherëve, Velania, Vellusha; më 10 prill – e marte, në lagjet Medrese, Gjinaj, Taslixhe, Bledi, Vreshta e Çamëria; më 11 prill, e mërkure, në lagjet Kalabria, Qendër, Dardania, Lakrishte, Ulpianë e Hajvali; më 12 prill, e enjte, në lagjen Kodra e Trimave; dhe më 13 prill, e premte, në lagjet Arbëri e Tophane”, tha ajo