Arbëri

Në parqet e Prishtinës nis heqja e drunjve të vjetër

Në Parkun e Gërmisë do të nisë largimi i drunjve të vjetër.

Drejtoria e Parqeve thotë se procesin e njohur si fito-sanitar bëhet me pëlqim të institucionit për mbrojtjen e natyrës.

Largimi i këtyre drunjve, përveç si rezultat i vjetërsisë, bëhet edhe si pasojë e pengesës për shfrytëzuesit e shtigjeve të parkut, raporton 038 në KTV.

Ndërkaq, numri i drunjve që do të largohen, pritet të konstatohet në fund të procesit, thotë e para e Drejtorisë së Parqeve, Fatime Hajdari

Qytetarët, ndërkohë, thonë se Komuna duhet patjetër t’i zëvendësojë drunjtë e vjetër me të rinj, sidomos tani që ndotja e ajrit në Prishtinë është e madhe.

Hajdari thotë se pastrimi fito-sanitar jo domosdo është edhe prerje komplete e drunjve. Ajo shton se drunj të ri do të mbillen, por jo edhe në Gërmi.

E drunjtë që do të mblidhen, sipas Hajdarit, do t’i dhurohen lulishtes së qytetit për të kultivuar bimë të reja për pranverën e ardhshme.