Arbëri

Në Obiliq dy rrugë do të qëndrojnë për katër ditë të mblyllura

Komunarët e Obiliqit kanë njoftuar se dy rrugë të qytetit do të mbyllen për katër ditë rresht.

Sipas njoftimit, kjo do të bëhet për shkak të punimeve në vazhdimin e Sheshit të Qytetit.

“Njoftohen të gjithë qytetarët, se nga data 08.08.2023 deri më datën 11.08.2023, rruga ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rruga ‘Adem Jashari’, do të jenë të mbyllura përkohësisht për
qarkullim, për shkak të punimeve që do të realizohen në projektin vazhdimi i Sheshit të Qytetit. Lusim qytetarët të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative për qarkullim”, thuhet në njoftim.