Thëngjilli po shitet në qendër të Qytetit të Mitrovicës. Katër kamionë shihen të parkuar në Bulevardin Mbretëresha Teutë të qytetit.
Të njëjtit lëndën djegëse po e mbajnë në thasë, raporton KTV.
LEXOJENI EDHE KËTË
Në luftë me mihësit ilegalë të thëngjillit, në Zhilivodë banorët haptas gërmojnë me ekskavatorë
Në tetor të vitit 2018, Ministria e Zhvillimit Ekonomik pati ndaluar dhënien e thëngjillit për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës pasi djegia pati ndikuar negativisht në cilësinë e ajrit.

Tutje Komisioni për Miniera dhe Minerale pati kërkuar mbështetjen e Policisë së Kosovës si dhe Inspektorëve Komunalë për ndalimin e personave që hasin në rrugë teksa transportojnë thëngjill.