Arbëri

Në luftën e Sirisë edhe 65 shtetas të Kosovës, ata që u kthyen s’përbëjnë rrezik për sigurinë në vend

Në detaje për gjithë rrjedhën e aksionit për kthimin e 110 kosovarëve nga lufta e Sirisë, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, i ka njoftuar të enjten deputetët e komisionit për mbikëqyrjen e kësaj agjencie.

Kryetari i këtij komisioni, Faton Topalli, deklaroi se shefi i AKI-së, i ka siguruar ata se të kthyerit nuk e rrezikojnë sigurinë në vend, raporton KTV.

Topalli ka thënë se nga raportimi i Maxhunit është bërë e ditur se edhe 65 shtetas të Kosovës vazhdojnë të marrin pjesë në luftën e Sirisë.

Ai tregoi se nga viti 2012 e deri më tani, nga Siria janë kthyer 344 persona që kanë qenë të përfshirë në luftë dhe kanë jetuar në zona të ndryshme të konfliktit, ndërsa 93 persona kanë vdekur gjatë kësaj periudhe.

Ndaj secilit të kthyer, pavarësisht veprave të kryera në Siri, ka treguar se kanë nisur procedurat e riatdhesimit dhe integrimit të tyre.