Arbëri

Në “Lakrishte” rrënohen disa objekte të NPB-së

Disa objekte të Ndërmarrjes Publike Banesore në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë janë rrënuar të shtunën në mesditë.

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka thënë për KOHËN se NPB-ja ka lejen për rrënim të objekteve.

NPB-ja është duke i rrënuar objektet për shkak të investimeve të saja në atë pjesë. NPB-ja po synon të ndërtojë aty një ndërtesë të lartë. Thirrja për bashkë-investim potencial ka zgjatur vetëm dy ditë dhe kjo ka ngritur dyshime tek opozita. Komuna dhe Ndërmarrja janë akuzuar se këtë projekt po e mbajnë të fshehur nga publiku.