Mbi 80 përqind e veturave në vend, funksionojnë me përdorim të naftës, cilësia e së cilës është dukshëm më e ulët sesa e benzinës.
E, përkundër kësaj, politikat fiskale të shtetit janë të atilla që ka një diferencë prej vetëm 2 centësh në akcizë, raporton KTV.
Akciza për naftë është 38 centë për litër, ndërsa 36 centë për benzinë.
Për këtë, organizatat joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit po kërkojnë me patjetër uljen e akcizës për benzinë, me qëllim të stimulimit të përdorimit të saj.
Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tregojnë se janë duke pritur rezultatet e analizave për të parë se si qëndrojnë ndotësit e mjedisit për nga renditja.
Një efekt të madh e ka ndotja nga gazrat që lirohen nga veturat.
E, në veçanti, nga veturat e vjetra të cilat janë konsumuese të mëdha të naftës.
Edhe përkundër ndotjes së madhe, Ministria e Financave nuk ka bërë ndryshime në politikat fiskale që nga viti 2010.
Këshilltari politik i ministrit Bedri Hamza, Lulzim Rafuna thotë se as nuk do të ketë ndryshime.
Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se importi i naftës është gashtëfish më i madh sesa ai i benzinës.
Po ashtu. është duke shënuar rritje çdo vit.
Në vitin 2017, ishte importuar naftë në vlerë të 263 milionë eurove, e një vit pas, kjo shumë shënoi rritje për 17 milionë euro.