Emocione të shumta ka në çdo përvjetor.
Valerina Halilaj, vajza e Hasim Halilajt, thotë se është krenare me babanë e saj, i cili ra dëshmor 20 vjet më parë.
Valerina është lindur disa muaj pas vrasjes së babait të saj dhe malli më i madh i jetës së saj është se nuk e njohu kurrë babanë.
Për të nderuar dhe kujtuar luftën e tyre, shumë familjarë dhe krerë të institucioneve kanë vendosur kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve në Gllogjan.
Homazhe te përmendorja e Shkëlzen Haradinajt janë bërë edhe në Pejë.