Nga sot edhe Gjimnazi "Hajdar Dushi" në Gjakovë ka kaluar në mësim online, sipas skenarit C. Kështu kjo shkollë është bërë e pesta në Komunën e Gjakovës që ndjekë mësimet me këtë skenar, ka njoftuar për KOHËN, Zymber Berisha nga DKA e Gjakovës.
Janë edhe një numër i konsiderueshëm shkollash të cilat mbajnë mësim të kombinuar, një pjesë online e pjesa më e madhe me prani fizike, sipas skenarit B.
Sipas të dhënave të DKA-së në tërë territorin e Komunës së Gjakovës janë gjithsejtë 295 nxënës të infektuar me COVID-19 dhe 96 mësimdhënës. Ndërkaq numri i paraleleve që mbajnë mësim online është 198.