Projekti për ngritje të kapacitetit për kontrollin e ndotjes së ajrit do të nxjerrë se kush janë ndotësit më të mëdhenj në Prishtinë dhe cilat janë pikat më të mëdha të ndotjes.
Nezakete Hakaj, shefe e Divizionit të Ndotjes Industriale në MMPH i tha RTK-së se projekti për ngritje të kapacitetit për kontrollin e ndotjes së ajrit po përkrahet nga JICA japoneze dhe do të zgjasë tri vjet.
“Ne jemi fokusuar në Prishtinë. Kemi filluar me kryeqytetin dhe do të shohim në të ardhmen për shtrirje në tërë Kosovën”, tha ajo.
Sipas saj projekti ka filluar në lagjet ku ka lëndë djegëse me më shumë ndotëse. Hakaj bëri me dije se matjet janë bërë për disa muaj në Prishtinë.
Nezakete Hakaj shefe e Divizionit të Ndotjes Industriale në MMPH, vlerësoi se disa herë Prishtina është krahasuar me qytete me ndotje të madhe të botës.
Sipas saj në fund të qershorit do të jenë rezultatet preliminare për pikat e nxehta, apo të ndotjes në territorin e Prishtinës.