Arbëri

Në disa pjesë të kryeqytetit do të ndalet rryma sot

rryma

Gjatë ditës së sotme në disa zona në Prishtinë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS-it, për shkak të punimeve në Projektin NS Ulzat-1 Hajvali, pa rrymë nga ora 10:30 deri në 15:30 do të jenë: Shtëpitë nën fshatin Amerikan dhe Pallatin e Drejtësisë në vazhdim të rrugës Holger Petersen.

Për arsyen e rritjes së kapaciteteve transformuese, rryma do të ndalet nga ora 12:00 deri në 15:00 në: Një pjesë e rr. Gazmend Zajmi, një pjesë e rr. Ali Kelmendi, objektet Lordi Bajron.

Nga ora 10:00 deri në 13:00 rrymë s’do të ketë as në një pjesë të lagjes Ulpiana.

Nga 9:00 deri në 17:00, për realizimin e kyçjeve shtëpiake, do të ndërprehet rryma në zonën Mujo Ulqinaku, në Pejton dhe nga 9:00 deri në 21:00 në Pallatin e Rinisë dhe Pallati i ish-Rilindjes.

Po ashtu, gjatë ditë ndërprerje do të ketë edhe në Podujevë në disa fshatra.