Qindra mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur sot në Helvetiaplatz të Cyrihut, në një tubim paqësor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tubimi me moton “Jo në emrin tim”, është organizuar nga një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër.
Pjesëmarrësit janë paraqitur me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, duke shprehur solidaritet me ish-krerët e saj dhe pakënaqësinë e tyre me vendimin e Hagës.
Organizatorët kanë bërë thirrje që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa në njoftimin e tyre kanë theksuar se aktiviteti është mbajtur me leje zyrtare nga Policia e Cyrihut.
Tubime të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera evropiane ku ka diasporë shqiptare.
-
Organizatorët apelojnë te partitë të mos i politizojnë protestat kundër vendimit të Speciales
-
Diaspora sot në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
-
“Jo në emrin tim”, mijëra qytetarë në natën e tretë rresht kundërshtojnë vendimin e Speciales
-
Mijëra qytetarë protestojnë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Me protestë në Shkup kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së