Ndërtimet e larta në rrugën “Enver Haliti” në Gjilan, janë shkaku kryesor që rrugët në këtë lagje të dëmtohen në masë të madhe.
Banorët thonë se e kanë të vështirë qarkullimin, si pasojë e pakujdesisë nga kompanitë ndërtuese, të cilat po shkaktojnë dëme të cilat nuk po i meremetojnë, raporton KTV.
Banorët ndihen të indinjuar, pasi komuna e Gjilanit nuk po merr masa për të shqiptuar gjoba për kompanitë që kanë sjellë rrugën në këtë gjendje.
Veç kësaj, ata edhe po i dëmtojnë veturat e tyre, si pasojë e gjendjes së rënduar të rrugës.
Por, në komunën e Gjilanit thonë se halli i këtyre banorëve do të përfundojë shumë shpejt, pasi që punimet për rregullimin e kësaj rruge do të nisin shumë shpejt.
Probleme të tilla me rrugë, kanë edhe lagjet e tjera në Gjilan, si pasojë e ndërtimeve të larta.
Derisa, investimi i fundit në rrugën “Enver Haliti”, sipas banorëve, është bërë në vitin 1997.