Arbëri

Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë rregullon hyrjet në objektet e banimit kolektiv

Nga viti i kaluar Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë, ka filluar mirëmbajtjen e disa banesave kolektive.

“Ligji për mirëmbajtjen e banesave kolektive duhet të ndryshojë. Ne bëjmë investime në hyrje. Në ato hyrje ku ligji funksionon. Që nga pas lufta ka vështirësi për mirëmbajtjen e banesave kolektive. Nga ky vit kemi filluar një projekt të ri i cili ka të bëj me rregullimin e hyrjeve të banesave të vjetra kolektive”, i tha televizionit publik Drilon Pireva, nga Ndërmarrja Publike Banesore.

Ai ka bërë me dije se kanë filluar vendosjen e dyerve dhe të interfonve në banesat kolektive. “Do të bëjmë fasadimin e ndërtesave, ndriçimin e përbashkët, riparimin e dritareve, pastrimin e ollukëve etj. Duhet kthyer në gjendjen e pranimit teknik. Ne do të bëjmë edhe fasadimin në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, dhe ndërrimin e liftave”, ka thënë ai.

Pireva ka thënë se nga të hyrat që janë në ndërmarrjen Publike, do të investohen në të mirë të banuesve. “Banori duhet të ketë vullnet që të bashkëpunojë më ne. Deri tani ka interesim të banorëve për të menaxhuar banesat kolektive. Banesat e vjetra janë shumë të gjendje të vështirë, si në Lagjen Ulpiana. Ne kemi filluar investimet me një ndërtesë në qendër. Përveç që banesat do të kthehen në gjendjen e mëparshme, do të kemi edhe vendosjen e interfonit. Çmimi i mirëmbajtjes do të jetë 6 euro për muaj”, ka thënë ai. Sipas tij këtë vit do të punimet do të përfundojnë në 100 hyrje në banesave në Komunën e Prishtinës.

“Për 17 vite janë dëmtuar hyrjet e banesave në Prishtinë dhe është mirë që tani ka ardhur koha që të rregullohen këto hyrje”, ka deklaruar Pireva.