Ndalja e funksionimit të disa semaforëve në rrugët kryesore të Prishtinës ka shkaktuar çrregullim të komunikacionit të shtunën gjatë ditës.
Kolona të gjata janë shkaktuar në udhëkryqet që lidhin rrugët “Bill Clinton” me “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Çabej”.
Nëpër disa udhëkryqe të ngarkuara janë parë edhe zyrtarë policorë.
Udhëkryqet rrethojnë lagjen “Ulpiana” që për disa orë të shtunën ka ngelur pa energji elektrike./KP