Qindra qytetarë të besimit musliman kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhaminë e madhe në Prishtinë.
Manifestimi filloi me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit ishte ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Ekrem Maqedonci, transmeton KosovaPress.
Namazi i Fitër Bajramit është fal në ora 05:37 minuta të cilit i ka prijë, Sabri Bajgora-kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili më pas iu drejtua opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Tërnava i ka uruar Fitër Bajramin gjithë qytetarët të besimit musliman, duke kërkuar nga të gjithë që të largohen nga çdo punë e ligë dhe të shtinë dorën e pajtimit dhe bashkërisht, si dhe të përkujdesën ndaj të varfërve.
Ai ka kërkuar që të mbretëroj paqja e dashuria në gjithë vendin e po ashtu kërkoj nga politikanët që ti lënë egot anash e të punojnë për vendin.
“O Zot të lutemi që në mesin e vëllezërve e motrave tonë kudo që ata gjenden brenda trojeve epike shqiptare apo në mërgatë të zbresë dashuria, respekti, mëshirimi, mëshira, shtrirja e dorës me njëri tjetrin, pajtimi në mes vete gjithherë duke e madhëruar emrin tënd”, ka thënë ai.
Tërnava ka thënë se një pjesë e madhe e botës islame sot përjetojnë sot një krizë të madhe morale e kulturore, krizë indentiteti të shtyrë nga faktor të ndryshëm dhe dashakeqët.
“Dashakeqët e njerëz të shitur, duke përdorur strategji të ndryshme, arritën të fusin në mesin tonë njerëz të cilët në emër të fes së pastër islame, mbollën paqartësi e urrejtje në mes besimtarëve, duke i shëndrruar dhe keqinterpretuar parimet e pastërta dhe të drejta islame në teza jo reale...për ta ruajtur porosinë hyjnore dhe mësimin e Muhametit duhet ta ngrinim nga çdo kush që tenton t’i devijojë ato, duket të ngrisim zërin dhe të themi se islami është i pastër nga çdo gjë e ligë që i mveshet islamit edhe sot nga ky vend i shenjët u themi të gjithëve se një rrugë të vetme ka ajo është rruga e paqes, harmonisë dhe e respektit në mes njerëzve. Askush nuk ka mundësi që të bëjë vetën të dashur të Allahu në ndonjë rrugë tjetër, është kushtë dashuria dhe respekti ndaj Muhamdit Alejkun Selam”, tha ai.
Tërnava ka apeluar te të gjithë përfaqësuesit politik që të lejen anash interesat personale e partiake dhe të punojnë në të mirë të vendit e popullit.
“Në këtë ditë të festës apeloj me urtësinë e zemrës tek të gjithë faktorët politik e institucionet e vendit që të lejnë anash interesat partiake, personale e grupore dhe të angazhohen seriozit në ruajtjen e unitetit veprues në të mirë të vendit e popullit, sepse para vetës kemi shume sfida e shumë punë, që vendin ta bëjmë ashtu siç e dëshirojmë. Mirësia e zotit le ta përqafoj botën mbarë, tha Tërnava.