Arbëri

Sopi: Ndërrimi i pushtetit në Serbi i vështirë, nuk ka opozitë

sopi

Opinionisti Agim Sopi ka thënë se ndërrimi i pushtetit në Serbi është i vështirë. Ai ka thënë se atje nuk ka opozitë të unifikuar pavarësisht se po mbahen protesta masive.

Sopi ka shtuar se demonstratat në Serbi janë një shprehje e frikës dhe shtypjes së kamotshme që qytetarët e kanë pasur dhe që tash po e shfaqin në formë proteste.

“Në Serbi nuk ekziston opozita... Lëvizjet e tilla masovike nga 68-ta e këtej i ka organizuar dikush, para se gjithash 68-ta e ka organizuar Perëndimi. I ka organizuar me një qëllim, kanë pasur një lidership, nëse nuk kanë arritur në Jugosllavi ta përmbysin pushtetin, kanë arritur ta ndryshojnë. Në këto demonstrata nuk po shoh dorë të akorduar të një lidershipi që ka një qëllim. Është një lloj akumulimi i shtypjes dhe frikës që njerëzve iu vjen te hunda, një demonstrim për t’u dëshmuar se janë gjallë, se ekzistojnë”, ka thënë ai.


Drenori: Çështja e Kosovës s'mund të jetë pjesë e një pajtimi Trump - Putin

Analisti Xhavit Drenori ka thënë se çështja e Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të ishte pjesë e një diskutimi mes presidentit amerikan e atij rus.

Sipas tij, nuk ka asnjë relevancë që të diskutohet për Kosovën mes dy liderëve.

“Nuk e shoh çështjen e Kosovës në tavolinën e një dakordance ruso-amerikane sepse në fund as nuk shoh asnjë relevancë. Nuk besoj në asnjë variant që rasti i Kosovës, respektivisht i çështjes të integrimit të minoritetit serb në Kosovë, do jetë pjesë e një dakordance të një takimi Putin – Trump, sepse Kosova nuk i ka problemet që i kanë ata”, tha ai.


Koci: Fyerjet e shqiptarëve nga Serbia, manifestim i një krize të thellë

Analisti Melazim Koci ka thënë se fyerjet e Serbisë ndaj shqiptarëve janë manifestim i një krize të thellë. 

Derisa ka folur për termet pezhorative të përdorura nga kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një seancë të mbajtur të martën, Koci ka thënë se është psikozë dhe jo sjellje normale. 

Të mërkurën në “Konfront” të KTV-së, Koci ka thënë se gjuha e urrejtjes e përdorur nga politikanët serbë ndaj shqiptarëve tregon një krizë të thellë në Serbi. 

“Me atë që e dëgjuam nga Ana Bërnabiq në Parlamentin e Serbisë, oratori e pastër urrejtjeje që nuk është e rastësishme. Shtypi serb, mediat, politikanët serbë këtë oratori të urrejtjes e përdorin pothuajse çdo ditë, madje nuk ka reagim as të shoqërisë civile, as të dikujt nga opozita, e kemi shoqërore e politike të Serbisë. Individi ose rrethi shoqëror, etnia që përballet me krizë, pasojnë frustrimet, për tu çliruar nga frustrimet duhet gjetur viktimën, viktima në këtë rast jemi ne. Kjo logjikë në nivele më të larta shkon deri në fashizëm, ka ndodhur rasti i Hitlerit. Kemi të bëjmë me një krizë të thellë fillimisht në Serbi. Do të ndihesha keq nëse politikanët tanë do ta përdornin një oratori të tillë, gjë që nuk e bëjnë, as mediat nuk e bëjnë. Kjo tregon superioritet kulturor tonin, flet për frustrimin. Në Serbi është vështirë ta gjesh një medie ku nuk përdoren terme pezhorative... Më vonë për shkaqe gjeopolitike, nga ana e bashkësisë ndërkombëtare janë bërë lëshime të tjera ndaj Serbisë që e kanë nxitur këtë psikozë, kjo është psikozë nuk është sjellje normale”, ka thënë ai. 


Mustafi: Serbia vazhdon të refuzojë të ballafaqohet me të kaluarën

Ragmi Mustafi, politikan shqiptar në Luginën e Preshevës, thotë se Serbia në asnjë formë nuk pranon të njohë krimet e kryera gjatë luftërave, e se ajo vazhdon të mbetet peng i së kaluarës.

Mustafi në “Konfront” tha se në krahasim me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbia nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj dhe se vazhdon të glorifikojë kriminelët e dënuar serbë.

“Serbia ka mbetur peng e së kaluarës dhe assesi të kalojë në të ardhmen. Çfarë ka ndodhur në krahasim me Serbinë me vendet tjera është ballafaqimi me të kaluarën. Serbia edhe më tej refuzon të ballafaqohet me të kaluarën, me një politikë gjenocidale, dehumanizuese në Ballkanin Perëndimor, aq më tepër të ballafaqohet me krimet. Edhe më tej glorifikon të kaluarën e saj, e mitizon atë. Së fundmi kemi një glorifikim të kriminelëve të luftës, që madje janë dënuar me vendimet të prera”, tha ai.