Arbëri

Mustafa: PDK-ja s’heq dorë nga rritja e pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale

ARben Mustafa

Arben Mustafa, kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia e tij s’do të heqë dorë nga premtimet kryesore në fushatë, pavarësisht se me kë mund të hyjë në koalicion paszgjedhor.

“Ne kemi hyrë në këto zgjedhje me program konkret, të realizueshëm dhe të menduar mirë dhe qëllimi jonë në këto zgjedhje është që ta kemi Bedri Hamzën kryeministër. Jo për t’ia siguruar një pozicion Bedri Hamzës, por si njeri i vetëm i cili garanton dhe mundëson zbatimin e këtij programi që e kemi. Dhe kur kemi parasysh këtë synim me të cilin kemi hy në këto zgjedhje që ta bëjmë Bedri Hamzën kryeministër për ta zbatuar këtë program, kuptohet që ne s’do të heqim dorë nga ky program përndryshe nuk ka kuptim gjithë kjo përpjekje për t’i fituar zgjedhjet dhe për ta ndryshuar mentalitetin qeverisës. Rritja e pagave, pensioneve, ndihmave sociale, përfitimet për veteranët do të ndodhin me Bedri Hamzën kryeministër pavarësisht kë do ta kemi në koalicion. Nuk do të heqim dorë nga ajo. Rritja e pagave do të ndodhë me Bedri Hamzën kryeministër. Kush do të jetë partner i koalicionit mbetet me u pa, mirëpo ajo do të ndodhë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka deklaruar se PDK-ja “identifikohet si parti e projekteve të mëdha kapitale”.

Lexo përditësimet tjera
debati

“Zgjedhjet në KOHË”: Projektet më të mëdha në programet e partive

Arben Mustafa, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Arton Demhasaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë...