Arben Mustafa, kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se preferencë e kësaj partie për koalicione paszgjedhore janë partitë opozitare (LDK-ja dhe AAK-ja).
Ai ka thënë se kjo preferencë vjen për shkak se, sipas tij, “Kosova ka nevojë për ndryshim rrënjësor të mentalitetit qeverisës”.
“Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë ta ndërtojmë qeverinë me partitë opozitare, ta kthejmë vendin në binarët e një shteti normal që ka të parashikueshëm rrugën e fuqizimit të shtetit, rrugën e zhvillimit, që kthen vëmendjen te problemet e qytetarit të Kosovës, rritjen e mirëqenies ku qytetari i Kosovës e kthen besimin që në Kosovë mundet ta bëjë një jetë të mirë”, ka deklaruar Mustafa në “Zgjedhjet në KOHË” të premten.
