Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për tensionim të situatës në vend.
Ai ka deklaruar se Kurti po krijon reagim ndërkombëtar dhe sipas tij, po mundohet të fitojë pikë për shtensionim të situatës. Mustafa është shprehur se Kurti nuk mund t’i ikën zbatimit të marrëveshjes reciproke me Serbinë, ndërsa ka shtuar se Marrëveshja e Ohrit është më e dëmshme se ajo e 2013-s.
“Problemi është se zoti Kurti po tensionon situatën në veri, por jo vetëm veri, po krijon një tensionim të situatës, po krijon një reagim ndërkombëtar lidhur me këtë dhe pastaj në një formë po dëshiron që të merr poenë për shtensionim, për një situatë që nuk ka pasur nevojë që të tensionohet, nuk ka pasur nevojë që të çohen gjitha ato forca policore në veri, nuk ka pasur nevojë që kryetarët e komunave në veri të instalohen në zyrat e tyre me njësi speciale të policisë, sepse nuk është Njësia Speciale e Policisë së Kosovës për të vendos kryetarët e komunave në zyrë por kanë një rol tjetër, e tani çfarë do të thotë kjo është një çështje krejt tjetër”, ka thënë ai.
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se situata në veri të vendit është ndërlikuar që nga viti i kaluar, kur është biseduar për targat e automjeteve e pastaj, sipas tij, me marrjen e masave të ndryshme në veri të vendit, siç thotë ai, që kanë të pakordinuara me ndërkombëtarët.
Ai potencon se kryeministri s’mund t’i ikë zbatimit të marrëveshjes së njohjes reciproke me Serbinë, siç nënvizon ai, përmes veprimeve të eskalimit të situatës në veri.
“Ka qenë një praktikë ne veri të vendit kanë qenë ndërhyrje të madha, ato janë bërë me pajtueshmëri ose me një koordinim me Amerikanët dhe me vendet e Quintit, edhe me komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi me NATO-n dhe KFOR-in dhe ato kanë munguar kësaj radhe, pse kanë munguar duhet të japë arsye dhe shpjegim z.Kurti se pse kemi ardhur në këtë situatë që në Bruksel dhe në Ohër të pranohet një situatë e cila nuk ka qenë fare e paraparë që më herët të bëhet, sepse ka qenë e paraparë të bëhet një marrëveshje për njohje reciproke, një marrëveshje e fundit dhe e stabiliteti të sigurisë, themi e përkohshme që siguron një status quo që është bërë atje, por është bërë dhe është pranuar nga z.Kurti. Prandaj z.Kurti nuk mund të ikë zbatimit të kësaj marrëveshje përmes veprimeve të ndryshme të eskalimit të situatës në veri të vendit, çfarë ka bërë deri më tani.”, nënvizon ai.
Lidhur me marrëveshjen mbi parimet për krijimin e Asociacionit, të vitit 2015 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mustafa është shprehur se dokumenti është bërë si obligim i tyre që të implementohet ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së 2013-s, kur Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve.
“Tani unë jam shprehur edhe publikisht se sa i përket dokumentit të vitit 2015 unë e marrë përgjegjësinë, sepse s’e kemi bërë dokument pavetëdije, dokumenti është bërë si obligim i yni që të implementojmë ligjin pa ratifikimin e marrëveshjes së parë, sepse marrëveshja e parë e vitit 2013 është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Unë atëherë nuk kam qenë as kryeministër as nuk ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam qenë kryetarë i LDK-së i një partie, e cila ka qenë në opozitë. Dhe në vitin 2015 unë e kam trashëguar detyrimin me ligj që Qeveria duhet të implementojë Marrëveshjen në vitin 2013 dhe unë kam punuar që të gjej dhe që me një alternativë të implementimit të asaj të atij Ligji dhe asaj Marrëveshje, prandaj ka lindur dhe ai dokument i vitit 2015 dhe nuk dua që kjo baza dhe zanafilla është në vitin 2013, aty është ratifikuar një marrëveshje me 2 /3 të deputetëve, është ratifikuar me ligj dhe tani ndërkombëtarët thonë se ju me ligj e keni obliguar shtetin e juaj që ju të bëni Asociacionin, por në atë periudhë nuk e kam bërë unë por e ka bërë qeveria e z.Thaçi, nuk të fajësojë atë qeveri, sepse nuk e ka bërë me dëshirë ose me qejf, por e ka pasi obligim ndërkombëtar”, ka thënë Mustafa.
Sipas ish-kryeministrit, ndryshimi i vetëm i Asociacionit në periudhën e Qeverisë Kurti është i emrit, që siç tha ai, s’janë paraparë ndryshime të tjera. Si vetëmenaxhim, Mustafa tha se s’i ka të qarta kompetencat e Asociacionit.
“Unë konsideroj se shumë më e rëndë është marrëveshja e Ohrit se sa ajo e vitit 2013, ajo që është ratifikuar në kuvend për arsyeje në vitin 2015 ne me dokument e kemi përcaktuar se statuti i Asociacionit duhet të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe kur Gjykata Kushtetuese konstaton se statuti është në harmoni me Kushtetutën, atëherë bëhet Asociacioni por nuk mund të bëhet pa një shqyrtim dhe vendim të Gjykatës Kushtetuese. Tani nuk është paraparë por vetëm është ndryshuar cilësimi i Asociacionit nga ‘asociacion’ në ‘vetëmenaxhim të komuniteti serb’. Çfarë është vet menaxhimi i komuniteti serb për mua është e paqartë, a është një lloj autonomie apo ai asociacion konvertuar në vetëmenaxhim por më shumë përngjan një lloj të autonomisë të qytetarëve serb në Kosovë se sa në një asociacion ose një bashkësi si në ‘Zajednicë’ siç e kanë quajtur Vetëvendosje”, ka thënë Mustafa.
Ish-lideri i LDK-së shtoi se e rëndë është edhe çështja e pozitës së kishës ortodokse, e paraparë në pikën e shtatë të Marrëveshjes së Ohrit.
Për draft-statutin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacionin, ish-kreu i LDK-së thotë se ajo nuk ishte detyrë e Ramës, por e Kurtit.
“Unë s’e kam parë atë dokument, mirëpo nuk ka qenë ne themi në detyrën e z.Rama që të bëjë, ajo detyrë ka qenë e kryeministri Kurti dhe Qeverisë Kurti, sepse edhe kërkesa ndërkombëtare edhe e Bashkimit Evropian ka qenë që Qeveria te sjellë një propozim se si e sheh implementimin e marrëveshjes se Ohrit edhe pikë së 7 të Vetëmenaxhimit dhe 10 që të bëjnë implementimin e marrëveshjeve të gjitha marrëveshjeve, të cilat janë përcaktuar më parë. Përderisa Qeveria nuk del me një propozim të vetin, atëherë ne mund të akuzojmë dhe të kritikojmë Ramën, pse Rama, unë jam i bindur se Rama se nuk e ka bërë kokë në vete edhe nuk është një dokument që Rama është ulur dhe e ka shkruar”, është shprehur tutje ai./Ksp