Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, do të takohen sot, në vazhdën e negociatave për formimin e koalicionit qeverisës.
Lajmi është konfirmuar nga i pari i LDK-së që, para selisë së partisë, ka thënë para gazetarëve se beson se marrëveshja mund të arrihet. Ai nuk ka specifikuar kohë të takimit.
Dy liderët do të takohen pas një kohe të gjatë të komunikimit në distancë me njëri-tjetrin.
E diela ishte dita e fundit e afatit që Mustafa i kishte dhënë Kurtit për pranimin e një oferte të LDK-së për bashkëqeverisje.