Muret e hapësirave publike të Drenasit, mbrëmjen e së mërkurës janë mbuluar me mbishkrime që targetojnë dhunën në Drenas dhe më tej.
Në një postim të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se këto mbishkrime targetojnë “dhunën e shumëfishtë të vazhdueshme që vajzat e gratë, lesbike e punëtore me apo pa kontratë pune e burrat gejë e të klasës punëtore e përjetojnë në Drenas e përtej”.
“Ngacmuesit seksualë janë kriminelë”, “Puna e papaguar e grave e manë shtetin”, “Gra mos iu nënshtroni burrave” e të tjera, janë shkruar me ngjyrë të kuqe në mure.
“Shtypja sistematike e cila vazhdon t’i lërë vajzat e gratë, punëtoret/ët e personat LGBTI+ në gjendje të mjerueshme, nuk di të durohet”, thuhet në postim.
Ky grup në Facebook kanë bërë thirrje për revoltë dhe rezistencë kolektive.
Muret e hapësirave publike të Drenasit u mbuluan sonte me mbishkrime të cilat targetojnë dhunën e shumëfishtë e të...
Posted by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist on Wednesday, September 15, 2021