Arbëri

Murati: 100 eurot nuk i zgjidhin nevojat familjare, por ndihmojnë

Në Komisionin Hetimor për Buxhet, Punë dhe Transfere, ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi të martën se tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk do t’i ndihmonte familjet në nevojë, madje sipas tij, “ato mund të pësojnë nga inflacioni për shkak të qarkullimit të kapitalit”.

Ai tha se 100 eurot e ndara për secilin qytetarë mund të mos i zgjidhin shumë nevoja familjare, por do të ndihmonin.

“Franca ka ndarë nga 100 euro për familje, ani pse atje rroga e kalon 2-mijëshin”, deklaroi Murati të martën.

Sipas Muratit, rritja më e madhe e të hyrave është nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Sipas tij, kjo nënkupton që ka formatizim më të madh të ekonomisë në mbledhjen e taksave. Është shtuar edhe mbledhja e të hyrave nga tatimi në korporata”.

“Të hyrat 250 euro, pra paga minimale nuk do të tatohet. Kjo është edhe pjesë e programit qeverisës”, deklaroi Murati tutje.

“Ju mund ta shtyni përpara këtë projektligj për rishikim të buxhetit. Por, nuk i plotësojnë kushtet bazike të menaxhimit të financave publike. Andaj, nëse e çoni në Kuvend mund të ju bëhet shkelja e pestë kushtetuese”, tha deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.