Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka thënë se gara për Pejën ka përfunduar dhe LDK-ja ka fituar me rezultat prej 61 për qind.
Sipas tij, duhet kohë edhe për numërimin e votave për kandidatë për asamble komunale.
Muhaxheri ka thënë se rezultatet i kanë pritur.
“I falënderoj të gjithë ata që na kanë votuar, e ata që nuk na kanë votuar, na duhen edhe katër vjet me i bind”, ka thënë ai.