Krijimi i partneritetit qeverisës në Pejë me ndonjërën prej subjekteve opozitare duket se nuk ka më rol të rëndësishëm për kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Përmes shefit të kabinetit të tij, Durim Sheremeti, kreu i Pejës e ka bërë të ditur të enjten për KD-në se qeverinë do ta formojë vetë.
“Ky vendim u është transmetuar të gjitha subjekteve politike, sepse projekti i kryetarit Muhaxheri e ka marrë mbështetjen e qytetarëve. Kështu që ne si LDK jemi të përgatitur që të qeverisim vetë me Pejën”, tregoi Sheremeti qëndrimin e Muhaxherit, shkruan sot Koha Ditore.
Ky qëndrim i kreut të Komunës, sipas Sheremtit, konsiston me deklaratat që i kanë dhënë më herët se qeverinë do ta formojnë vetë, pa koalicion. Megjithatë në ditët e kaluara nga LDK-ja dhe kreu i Komunës nuk kanë munguar përpjekjet që të ofrojnë ndonjërin prej subjekteve për të krijuar një qeverisje të qëndrueshme për katër vjetët e ardhshëm...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.