Në Gjykatën Themelorë të Pejës, në mungesë të të paditurit Gazmend Muhaxheri është duke u mbajtur seanca përgatitore, ku ai akuzohet për shpifje nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Gjyqtarja Ganimete Puka, bëri të ditur se përfaqësuesi i Muhaxherit, kishte lajmëruar gjykatën se nuk do të mund të marrë pjesë në seancë për shkaqe objektive, por megjithatë, aprovoi kërkesën e avokatit të Haradinajt, Arianit Kocit, që seanca përgatitore të vazhdojë në mungesë të palës së paditur, raporton KTV.
Muhaxheri në një intervistë për austriaken Der Standart, kishte akuzuar Haradinajn për përfitime nga bizneset e naftës dhe të lojërave të fatit. Për këto deklarata, Haradinaj përmes padisë për shpifje të bërë në vitin 2015, kërkon kompensimin prej 250 mijë eurosh.