Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas vdekjes së dy personave në këtë qytet si pasojë e vërshimeve.
Teksa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gruas dhe fëmijës së saj pesëvjeçar, ai ka thënë se kjo situatë e krijuar është shumë e rëndë për qytetin.
“Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë. Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.
Ai ka shtuar se ekipet e komunës janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet.