Arbëri

Muhaxheri: I tronditur me vrasjen e dyfishtë në Pejë

Gazmend Muhaxheri

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, ku dyshohet se kanë mbetur të vrarë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga PDK-ja, Astrit Ademaj dhe personi tjetër me inicialet B.K.

Muhaxheri ka thënë përmes një statusi në Facebook se ndihet i tronditur me vrasjen e dyfishtë, dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve për humbjen e dy jetëve.

“Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vra dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga rradhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja”, ka shkruar Muhaxheri.