Arbëri

Muhaxheri është i sigurt edhe për një mandat

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është i sigurt edhe për një mandat tjetër.

Ai thotë se ka realizuar mjaftueshëm për ta pasur besimin e vazhdueshëm të qytetarëve.

"Besoj thellësisht që me punën që e kemi bërë si LDK këto zgjedhje i fitojmë fuqishëm por edhe tjerat", ka thënë ai.

Tutje Muhaxheri thotë se demarkacioni duhet të votohet si i tillë dhe deputetët që nuk po e bëjnë këtë, po mbrojnë interesa personale.