Gazmend Muhaxheri do ta ketë të vështirë të fitojë edhe një mandat për kryetar të Pejës, sipas lexuesve të Koha.net që i janë përgjigjur një pyetjeje se kush mendojnë që do të fitojë garën për kryetar të Pejës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Më shumë se 600 komente janë grumbulluar në pyetjen e shtruar në faqen zyrtare të Koha.net në Facebook, ndërsa më së shumti është favorizuar Fatmir Gashi që garon nga radhët e AAK-së. Rreth 200 komente ishin në favor të tij.
Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri i LDK-së, ka marrë rreth 140 komente favorizuese, ndërsa jo shumë larg tij është Bashkim Nurboja i VV-së, që ka marrë rreth 20 komente më pak.
PDK-ja dhe Sabiha Shala janë renditur të katërtit, sipas qytetarëve, me rreth 90 komente favorizuese.
Kandidati i Nismës, Sali Kelmendi, ka pasur shumë pak komente favorizuese.
Për të parë edhe ju komentet e lexuesve të Koha.net, vizitojeni faqen tonë në Facebook.