Arbëri

Moti sot në Kosovë me diell e vranësira të pjesshme

Moti në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell e vranësira të pjesshme, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.  Vranësirat do të jenë kryesisht të fokusuara përgjatë relievit malor. 

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, e maksimalet ndërmjet 29-33 gradë Celsius. 

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Vlen të ceket se shkalla e avullimeve është e lartë dhe në këto temperatura të larta edhe humbjet e sasive të lagështisë të cilat u formuan si rezerva gjatë muajit maj janë duke humbur, mesatarisht 5 litra për metër katrorë, gjë që edhe kushtet agrometeorologjike janë duke u keqësuar”, thuhet në njoftim.