Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu e në disa pjesë do të ketë edhe reshje bore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Reshjet e borës do të jenë kryesisht në viset malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 1 dhe 1 gradë celsius. e maksimalet mes 3-6 gradë celsius.
“Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1/7 m/s”, ka njoftuar IHMK.