Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica dhe kushte mjegulle.
“Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -8°C dhe -°5, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftim.