Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit, vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu.
“Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 20°C”, thuhet në njoftim.