Moti sot në Kosovë do të mbajë i vranët dhe me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vende-vende pritet të ketë riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të sillen mes 7-9 gradë celsius, e maksimalet mes 15-19 gradë.
“Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.