Arbëri

Moti sot në Kosovë

Mot me shi, cadra

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen e do të krijohen kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. 

Temperaturat minimale do të sillen mes 11-13 gradë Celsius e maksimalet mes 25-28 gradë. 

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, ka njoftuar Instituti.