Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i qetë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 12-16 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 27-33 gradë.
Sipas IHMK-së, gjatë kësaj dite do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.
Parashikimin për ditët në vijim mund ta lexoni këtu.